Federata

Boccia promovohet te gjeneratat e reja në Prishtinë, FPBOk i dhuroi set të topave të boccias Shkolles Burimore Përparimi

16 tetor 2026

Në Qendrën Burimore Përparimi në Prishtinë u zhvillua një aktivitet promovues për sportin e boccias, me pjesëmarrje të gjeneratave të reja.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me bocian dhe ta provojnë këtë sport gjithëpërfshirës, i cili nxit pjesëmarrjen, përkushtimin dhe angazhimin aktiv.

Federata e Para Boccia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete promovuese edhe në komunat e tjera, me qëllim që boccia të bëhet e njohur dhe e qasshme për sa më shumë persona me aftësi të kufizuara.

Kryetari Murat Murati, në emër të Federatës së Para Boccia të Kosovës, i dhuroi një set të topave të boccias, Qendrës Burimore Përparimi në Prishtinë.

Ky set i topave, i dhuruar për shkollën Përparimi, do t’u shërbejë nxënësve për stërvitje dhe për t’u njohur me sportin e boccias.

Shpresojmë që sa më shumë nxënës të përfshihen dhe ta mësojnë këtë sport gjithëpërfshirës. Në të ardhmen synojmë të bashkëpunojmë në programe për zhvillimin e boccias te gjeneratat e reja.

Falënderojmë drejtoreshën e shkollës, Drita Dushi, si dhe stafin për mikpritjen.

Galeria

Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK

Shiko postimin në Facebook

Lajme të tjera

Boccia promovohet te personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë
Federata
10 tetor 2026Mitrovicë

Boccia promovohet te personat me aftësi të kufizuara në Mitrovicë

Parasportist të rinjë inkuadrohen në boccia

Boccia promovohet te persona me aftësi të kufizuara në Lipjan
Federata
7 tetor 2026Lipjan

Boccia promovohet te persona me aftësi të kufizuara në Lipjan

#boccia4all 🦽

Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Federata
1 tetor 2026

Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin

Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër