Rreth Federatës
Mësoni më shumë për Federatën e Para Boccia e Kosovës, misionin, vizionin dhe vlerat tona.
Federata e Para Boccia e Kosovës është organizatë sportive e përkushtuar për zhvillimin e Boccia-s si sport gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Përmes garave, programeve zhvillimore dhe bashkëpunimit institucional, FPBOK synon të rrisë pjesëmarrjen, cilësinë sportive dhe përfaqësimin ndërkombëtar të sportistëve tanë.
Misioni
FPBOK punon për organizimin, avancimin dhe masovizimin e Para Boccia-s në Kosovë, duke krijuar hapësirë të barabartë për persona me aftësi të kufizuara, zhvillim cilësor të sportistëve dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Vizioni
Të bëhemi federatë referente në rajon për zhvillimin e Boccia-s si sport gjithëpërfshirës, profesional dhe me ndikim pozitiv në jetën e personave me aftësi të kufizuara.
Vlerat tona
Gjithëpërfshirje
Barazi në sport
Profesionalizëm
Zhvillim i qëndrueshëm
Përfaqësim dinjitoz
Struktura udhëheqëse
Ekipi ekzekutiv i FPBOK që drejton zhvillimin e përditshëm të federatës.
Murat Murati
Kryetar
Ermal Gashi
Sekretar i Përgjithshëm
Luan Çabra
Drejtor Sportiv
Kushtrim Metushi
Drejtor për Marketing
Lulzim Hakaj
Menaxher i Programeve
Bordi
Bordi i Federatës së Para Boccia e Kosovës.
Murat Murati
Kryetar
Agon Zhinipotoku
Nënkryetar
Fitim Halili
Anëtar
Halil Kastrati
Anëtar
Fazile Bungu
Anëtare
Fadil Behluli
Anëtar
Shpresa Rafuna
Anëtare
Irfan Sopjani
Anëtar përfaqësues i lojtarëve
Anëtar me të drejta të plota në BISFed
FPBOK është anëtar me të drejta të plota në BISFed — federata ndërkombëtare e Boccia-s, duke përfaqësuar Kosovën dhe krijuar mundësi për zhvillim, bashkëpunim dhe afirmim ndërkombëtar të para-boccistëve tanë.

BISFed
Anëtar me të drejta të plota
BISFed (tani World Boccia) është organi ndërkombëtar drejtues për sportin e Boccia-s, i ngjashëm me federatat ndërkombëtare që udhëheqin sportet në nivel global.
