
Boccia promovohet te personat me aftësi të kufizuara në Podujevë
#boccia4all🦽
Në aktivitet morën pjesë 15 pjesëmarrës, përfshirë parasportistë, trajnerë, referë, asistentë sportivë dhe përfaqësues të Federatës.
Ligjërues i seminarit ishte Erëmal Gashi, i cili trajtoi rëndësinë e integritetit dhe etikës në sport, parimet e lojës së ndershme dhe përgjegjësinë e secilit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt sportiv\.
Vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës verbale dhe fizike, diskriminimit, ngacmimit dhe bullizmit. Gjithashtu, u trajtuan sjellja profesionale e sportistëve dhe stafit, parandalimi i manipulimit të rezultateve dhe konfliktet e interesit.
Seminari synoi të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e sjelljeve të papranueshme, duke promovuar respektin reciprok dhe përgjegjësinë personale e institucionale.
Përmes këtij aktiviteti, Federata e Para Boccia e Kosovës promovoi një kulturë sportive gjithëpërfshirëse, ku dinjiteti, siguria dhe loja e ndershme janë në qendër të çdo aktiviteti.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
#boccia4all🦽

#boccia4all🦽

Parasportist të rinjë inkuadrohen në boccia