Trajnime

Federata e Para Boccia e Kosovës trajnoi nëntë trajnerë vendorë

22 dhjetor 2025

Trajnimi u udhëhoq nga Luan Çabra, trajner i trajnuar ndërkombëtarisht në boccia. Në aktivitet morën pjesë nëntë trajnerë nga gjashtë klubet aktive të boccias në Kosovë.

Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi profesional i trajnerëve dhe mbështetja e punës së tyre me sportistët. Përmes përcjelljes së njohurive dhe përvojës, synohet të ndihmohen klubet në përmirësimin e përgatitjes sportive dhe në zbatimin e një qasjeje më të njëtrajtshme në punën me sportistët.

Federata e Para Boccia e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë aftësimin e trajnerëve dhe zhvillimin e kapaciteteve vendore, si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e cilësisë dhe zgjerimin e boccias në vend.

Galeria

Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK

Shiko postimin në Facebook

Lajme të tjera

Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Federata
1 tetor 2026

Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin

Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Fitore e rëndësishme për Sabri Çabren në Pilsen
Federata
10 shtator 2026

Fitore e rëndësishme për Sabri Çabren në Pilsen

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Kryetari i Federatës së Para Boccia të Kosovës, Murat Murati, i dhuroi një dhuratë simbolike Roman Suda
Institucionale
9 shtator 2026Pilsen, Çeki

Kryetari i Federatës së Para Boccia të Kosovës, Murat Murati, i dhuroi një dhuratë simbolike Roman Suda

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026