
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Punimet e Kuvendit i përshendeti Presidentja e Komitetit Paralimpik, Njomza Emini e cila përgëzoi Federaten e Boccias për organizimin e aktiviteteve në vitin 2025 dhe shprehi gadishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Delegatët e Kuvendit unanimisht e aprovuan raportin e punës dhe raportin financiar për vitin 2025 të FBoK si dhe aprovuan edhe planin e punës për vitin 2026.
Kuvendi i FBoK ka miratur me vota unanime ndryshimet e statutit si dhe ndryshimin e emrit dhe shkurteses, ku nga tani e tutje zyrtarisht emërtohet: Federata e Boccias e Kosovës / Kosovo Boccia Federation me akronim FBoK.
Kryetari i FBoK Murat Murati, falemnderoi delegatët dhe musafirët për pjesëmarrje dhe u zotua para të pranishmëve, që bashkarisht me të gjitha klubet e boccias do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për të avancuar dhe për të masovizuar sportin e boccias.
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Sabri Çabra shkëlqen në Pilsen

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026