
Në fushë luajmë me zemër, për ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër
Parasportisti i Kosovës, Sabri Çabra, ka shënuar sot një fitore të vlefshme në kuadër të World Boccia Challenger Pilsen 2026.
Pas humbjes ndaj parasportistit të Kanadasë, Olivier Roy, Sabriu u rikthye fuqishëm dhe triumfoi ndaj parasportistit të Zelandës së Re, Hamish Cleary.
Nesër, Sabri Çabra do të përballet me sllovenin Enej Strazberger, në një ndeshje me shumë rëndësi, ku në rast fitore në këtë përballje, parasportisti jonë mund të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të World Boccia Challenger Pilsen 2026.
I urojmë Sabriut shumë suksese në ndeshjen vendimtare të nesërme dhe sa më shumë fitore për Kosovën!
Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK
Shiko postimin në Facebook
Rozë në fushë, shpresë në çdo zemër

Mirënjohje për organizimin brilant të World Boccia Challenger Pilsen 2026

Ka nisur zyrtarisht aventura e Kosovës në World Boccia Challenger Pilsen 2026, me një ditë të parë të rëndësishme për parasportistin tonë Sabri Çabra dhe ekipin e Kosovës.