Trajnime

Trajnimi praktik për referë të Boccia-s

20 qershor 2026

Pas përfundimit të trajnimit teorik, u zhvillua trajnimi praktik për referë vendorë të Boccia-s.

Gjatë këtij trajnimi, referët patën mundësinë të aplikojnë njohuritë e fituara në situata reale loje. U praktikuan pozicionimi në fushë, menaxhimi i ndeshjeve, vendimmarrja e shpejtë dhe implementimi i saktë i rregullave sipas standardeve të World Boccia.

Trajnimi praktik është hapi i dytë i rëndësishëm në certifikimin e referëve vendorë, duke u siguruar që ata të jenë gati për të drejtuar garat kampionale.

Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK

Galeria

Burimi: Facebook zyrtar i FPBOK

Shiko postimin në Facebook

Lajme të tjera

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐛𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 - 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔
Federata
14 korrik 2026Mitrovicë

𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐛𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝 𝐁𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞𝐫 - 𝐏𝐢𝐥𝐬𝐞𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔

Kryetari i Federatës së Para Boccia e Kosovës, Murat Murati, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Erëmal Gashi, kanë përcjellë nga afër seancën stërvitore të parasportistit Sabri Çabra në Palestrën Sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Një histori e re për Boccia-n në Kosovë: Kampionati i parë i Femrave Boccia 2026
Femrat në Sport
2 korrik 2026

Një histori e re për Boccia-n në Kosovë: Kampionati i parë i Femrave Boccia 2026

FPBOK organizoi Kampionatin e parë të Femrave në Boccia 2026. Lideret pas sezonit të parë: Sanije Tolaj (Grupi A) dhe Afërdita Gashi (Grupi B).

Turneu i parë i Kampionatit Individual Boccia 2026 u zhvillua në katër kategori
Rezultate
28 qershor 2026

Turneu i parë i Kampionatit Individual Boccia 2026 u zhvillua në katër kategori

Kampionati Individual Boccia 2026 u zhvillua në katër kategori: BC1, BC2, BC3 dhe BC4. Liderë pas pjesës së parë: Bleona Kashtanjeva (BC1), Sabri Çabra (BC2), Blerina Murtezi (BC3) dhe Halil Kastrati (BC4).